Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se pandemia e shkaktuar nga virusi korona do të mposhtet gjatë vitit 2022. Ai përkujtoi se OBSH-ja regjistroi rastin e parë me koronavirus në vitin 2019 që atëkohë besohej se ishte pneumoni e panjohur e përqendruar vetëm në Kinë por tani numri global i rasteve me koronavirus në botë arriti në 287 milionë raste pozitive derisa pothuajse 5.5 milionë njerëz kanë vdekur. “Tani bota ka shumë më shumë mjete për të trajtuar COVID-19” theksoi me tone optimiste shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai paralajmëroi më tutje se pabarazia në shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit është duke e rritur rrezikun nga evoluimi i të njëjtit. “Nacionalizmi i ngushtë dhe grumbullimi i vaksinave nga disa shtete kanë thelluar pabarazinë dhe krijuan kushte ideale për shpërthimin e variantit Omicron. Derisa pabarazia po vazhdon ka më shumë rrezik që virusi të evoluojë në mënyra që nuk mund të parashihen apo parandalohet. Nëse e përfundojmë pabarazinë, e përfundojmë pandeminë” theksoi në mes tjerash shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …