Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri me bashkëpunëtorë ka mbajtur një takim me Udhëheqësen e Projektit, Reforma në Financa Publike në Kosovë, Kadri Jogiste, si dhe përfaqësuesit nga GIZ-i me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit mes ATK-së dhe GIZ-it gjatë vitit 2017 dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2018. Drejtori Imeri në këtë punëtori tha se: “Jemi mirënjohëse dhe e çmon shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në modernizimin e disa proceseve të punës”. Në fund, u pajtuan që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën e ngritjes së njohurive në trajtimin e çështjeve të TVSH-së sipas praktikave të BE-së, kontrolleve përmes veglës elektronike në mbështetje të analizës së riskut, si dhe fuqizimi dhe zgjerimi i aktiviteteve në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …