Gjakova ishte e para që i tha ik Jabllanoviqit po i thotë jo demarkacionit dhe AKS-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë protestave të sotme ka deklaruar  se Gjakova ishte e para që i tha Jabllanoviqit, i tha  shporru dhe e para që është duke i thënë JO marrëveshjes për Zajdenicën dhe Demarkacionin. “Gjakova i tha e para Jabllanoviqit shporru dhe ai u shporr. Sot, Gjakova po i thotë jo marrëveshjeve dhe ato natyrisht nuk do të kalojnë. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po mundohen ta heshtin opozitën dhe të frikësojnë qytetarët por një gjë e tillë nuk do të ndodh. Republika do të bëhet edhe pse po kundërshohet nga Isa dhe Hashimi”, ka shtuar ai. Kosova nuk duron që t’i falen tokat. Në fund ai ka thënë se opozita do të organizojë manifestime të tjera në shumë qytetet, dhe në Prishtinë do të vendosin se Republika është e pavdekshme.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …