leoni

Gjakova me një rrugë të re, një tjetër fillon ndërtimin

Gjakova me një rrugë të re, një tjetër fillon ndërtimin

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe deputeten Teuta Haxhiu, të mërkurën inauguroi rrugën Gjakovë – Ponoshec dhe mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. Rikonstruimi i rrugës Gjakovë-Ponoshec me gjatësi mbi 11 kilometra, ka kushtuar mbi 800 mijë euro, ndërsa rruga Junik-Ponoshec, e gjatë mbi 8 kilometra do të riparohet me kosto mbi 25 mijë euro. Rruga e re Smolicë – Nivokaz me gjatësi prej 6 kilometra do t’i kushtojë Ministrisë së Infrastrukturës rreth 730 mijë euro. Ndërkaq edhe në urën e Rekës së Keqe, e cila ka gjatësi mbi 67 metra dhe kosto mbi 500 mijë euro, po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që banorët e fshatrave të kësaj ane të lidhen m e qytetin e Gjakovës.

Ministri Lekaj duke u prononcuar para mediave tha se këto rrugë janë të  rëndësishme pasi lidhin dy shtetet shqiptare dhe se ky është mesazh që Qeveria e Haradinaj dhe MI-ja po i kryejnë punët e veta. I pari i dikasterit të infrastrukturës ka potencuar se ky vit është  i suksesit ngase po investohet ngado në infrastrukturë me standarde të larta. Ai tha se këto nuk do të jenë projektet e vetme për Gjakovën dhe komunat e vendit, meqë me investime në nivelin lokal ndihmohet zhvillimit ekonomik e lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.

Kurse kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, duke e falënderuar ministrin Pal Lekaj dhe MI-në për mbështetjen e madhe dhe të shpejtë në kompletimin e këtyre projekteve, tha se këto projekte janë për qytetarët dhe tregues i mirë se zotimet e dhëna nga ministri Lekaj dhe ai si kryetar po bëhen realitet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …