Gjashtë aeroplanë turq kanë fluturuar përmes ishujve grekë në lindje të vendit duke alarmuar flotën ajrore greke gjatë mëngjesit të sotëm, raportojnë mediat vendore. Sipas tyre ishin 3 formacione F-16 turke, që kanë kryer shkelje të vazhdueshme të Forcave ajrore të Athinës si dhe fluturime nga territori grek. Tre minuta më vonë, dy çiftet e tjera fluturuan mbi të njëjtët ishujt. Sipas grekëve, fluturimi i avionëve turq sipër ishujve të tyre është një veprim që përsëritet dhe përbën një shkelje të rëndë të ligjeve ndërkombëtare. Tensionet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të larta, që prej konfliktit të tyre lidhur me mosmarrëveshjet për ujërat territoriale, të cilat i pretendon Greqia si të vetat.
Kontrolloni gjithashtu
Nexhat Llumnica: Punëtorët e KEK-ut, nën presion për protesta dhe kërkesa për rritje pagash
Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut ka deklaruar se punëtorët e Korporatës Energjetike …