Gjashtë kompani mediale të ish-Jugosllavisë kanë formuar një asociacon të përbashkët duke i emërtuar ato si Asociacion të Medieve të Evropës Juglindore, por nga asnjë shtet i këtij rajoni, përveç katër ish-republikave dhe një krahine të RSFJ-së.
Asociacionin e jugo-medieve, sipas një publikimi në Koha.net e përbëjnë AMG e Serbisë, Oslobogjenje e ish-Bosnjes e Hercegovinës, Sloboden Peçat e ish-RJ të Maqedonisë, Vijesti e Malit të Zi, Koha e Veton Surroit në Prishtinë, i cili mendon se e përfaqëson Kosovën dhe po kjo Koha por e jugo-shqiptarëve në Maqedoni. Është e natyrshme se këtij Asociacioni nuk iu kanë bashkuar gazetarët nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria as Greqia, por vetëm ata që kanë trashëguar mendësinë politike e ideologjike të bashkim-vëllazërimit. Ish-gazetarët e bashkim vëllazërimit kanë edhe një asiciacion të tillë që quhet, BIRN, ku bën pjesë edhe një gazetare e Kosovës, dhe ku janë bashkuar mbetjet gazetareske të ish-regjimeve jugosllave, të kohës së bashkim vëllazërimit, tani të multietnicitetit bashkëkohër. Motoja e këtij asociacioni është “Jugo-novinari, ujedinite se”!