Gjashtë shtëpi të reja për gjashtë familje me kushte të rënda ekonomike në komunën e Klinës

Gjashtë shtëpi të reja për gjashtë familje me kushte të rënda ekonomike në komunën e Klinës

Më mirë së kaq nuk ka mundur të fillojë dita, për mua si kryetar, dhe 6 familje të Klinës, që ende jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit, por që shumë shpejt do të marrin çelësat e shtëpive të reja, ka thënë kryetari i Klinës, Zenun Elezaj. Për këtë, sot me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, me qëllim të ndërtimit të 6 shtëpive të reja për familjet me kushte të rënda ekonomike, të cilat nuk kanë kushte minimale të banimit, ku komuna do të financojë rreth 30% të projektit. Duke falënderuar humanistin e madh, Halil Kastratin, dhe përfaqësuesit e Shoqatës, për këtë bashkëpunim që ndikon në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe sjellë gëzim, jo vetëm te familjet përfituese, por edhe te gjithë ne, kam përgëzuar për punën e palodhshme dhe humanitetin e dëshmuar, duke ndihmuar familjet në nevojë. (A.L.)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …