Gjashtë shtetas të Serbisë janë arrestuar pasi kanë sulmuar policinë e Kosovës

Gjashtë shtetas të Serbisë janë arrestuar pasi kanë sulmuar policinë e Kosovës

Ditë më parë në afërsi të fshatit Ramun të Pejës, janë arrestuar gjashtë shtetas të Serbisë,  pasi ata kanë sulmuar fizikisht policët e trafikut rajonal të Pejës, derisa po kryenin detyrën e tyre zyrtare. Këto arrestime janë konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin ditor, ku shkruan se “më 20 qershor, rreth orës 14:40, njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndalur veturën “Audi” me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull serb, shtetas i Serbisë, së bashku me pesë pasagjerë po ashtu të dyshuar, serbë, shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të dyshuarit nën ndikimin e alkoolit kanë fyer zyrtarët policorë e më pas i kanë sulmuar. Si pasojë e sulmit katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …