Sot në Stamboll ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm me pasoja fatale. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në sheshin Taksim të Stambollit. “Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë” ka theksuar presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Agjencia shtetërore të lajmeve, Anadolu, njofton se pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje ndërkohë që të plagosurit po marrin trajtimin e duhur mjekësor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …