Gjashtë vjet më parë në lagjen e Trimave në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur të vrarë 18 persona prej tyre dhjetë ishin shqiptarë. Aty u ballafaquan ish-pjesëtarë të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare dhe policia maqedonase. Për këtë ngjarje u gjykuan 37 persona. Shtatë prej tyre morën dënim të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40 vjet burgim, gjashtë me 20 dhe të tjerët me më pak. Familjarët e të dënuarve shpresojnë që rasti të kthehet në rigjykim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …