Gatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 35 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive. Brenda kësaj kohe janë raportuar 17 raste të vdekjeve me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e 203 raste nga 165 mijë e 583 të dyshimtë me virus. Prej muajit mars e deri tani janë regjistruar 1 mijë e 220 raste të vdekjeve shumica dërrmuese me sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34 mijë 637, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …