COVID

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 253 raste të reja me covid-19, 646 të shëruar dhe dy vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 253 raste të reja të infektuar me covid-19, 646 të shëruar dhe dy vdekje. Duke folur për gjendjen në vendin tonë në fushën e shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vlerësuar se Kosova suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend. “Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19. Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës. Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit  jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore” ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …