Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ka publikuar raportin e ri me gjendjen në vendin tonë në fushën e shëndetësisë gjatë pandemisë. Në raport thuhet se nga 3 mijë e 444 mostra, 565 kanë rezultuar pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv dhe 304 pacient janë shëruar. Numri total i rasteve pozitive është 77 mijë e 253 raste nga 355 mijë persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 702 raste të vdekjes ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64 mijë e 666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 mijë e 885.
