Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Pas analizave të bëra ka rezultuar se 626 mostra janë pozitive, 237 prej të cilave nga Prishtina. Gjithashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me virusin korona dhe përkeqësimit të shëndetit, kanë vdekur 16 persona ndërsa numri i të shëruarave gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 673.
