Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pandemisë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë evidentuar dy 2 viktima nga COVID-19 dhe 183 raste të reja. Ndërkohë, gatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 713 të infektuar dhe kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarave të arrij në 217 mijë e 507 qytetar. Numri i numri i rasteve aktive është 4 mijë e 541 persona.
