Disa nga masat e reja që pritet të merren me qëllim të kufizimit të infektimit me virusin korona

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 592 gjoba për mos respektim të masave anti-covid

Policia e Kososës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 592 gjoba për mos respektim të masave anti-covid. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2 mijë euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji. Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16 mijë e130 raste me koronavirus. Prej tyre, 14 mijë e 282 janë shëruar, ndërkaq 1 mijë e 203 raste janë aktive.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …