Covid

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 të infektuar me virusin korona, janë shëruar 221 dhe janë paraqitur 307 raste të reja

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR,  gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar 1 mijë e 787 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve janë evidentuar  307 raste pozitive në virusin korona. Brenda kësaj periudhe kohore janë raportuar 4 të vdekur, Numri total i rasteve pozitive është 63 mijë e 89 raste nga 256 mijë e 355 të dyshimtë në virus dhe 1 mijë e 532 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 të infektuar  derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 mijë e 661 raste. Numri i rasteve aktive është 6.896.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …