Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nëntë veta si pasojë e infeksionit me virusin korona dhe janë paraqitur 704 raste të reja. “Numri total i rasteve pozitive është 36 mijë e 253 nga 135 mijë 969 persona të dyshimtë në virusin korona. Deri tanë janë shënuar dhe 948 raste të vdekjeve, shumica dërrmuese e të cilëve me sëmundje të tjera të rënda, dhe përgjithësisht të moshuar. Sot janë testuar gjithsej 1 mijë e 651 mostra prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 22 mijë e 137, ndërsa numri i rasteve aktive është 13 mijë e 168 të infektuar me virusin korona.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …