Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, me moton: “Një pikë gjak, për shpëtimin e një jete”. Gjatë këtij aksioni pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhuruar 500 doza gjak. Aksioni u zhvillua me miratimin e ministrit Haki Demolli dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe u organizua nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamenti i Mjekësisë i MFSK-së, dhe u realizua nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nga Kompania Mjekësisë e FSK-së. Pjesëtarët e FSK-së gjatë dy aksioneve të këtij viti, aksioni të shkurtit dhe atij të gushtit, kanë dhuruar mbi 1240 doza gjak për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.
