Gjatë aksionit policor në veri të vendit, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Gjatë aksionit policor në veri të vendit, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Gjatë aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, sipas burimeve, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb. Mirëpo, rreth 100 banorë serbë janë tubuar dhe kanë bllokuar magjistralen drejt Mitrovicës duke e bërë të pamundur transportimin e tij. Rruga është bllokuar me automjete dhe kamionë.

Një operacion i madh policor ka filluar sot në mëngjes, në pjesën veriore të qytetit të  Mitrovicës. Gjatë operacionit janë arrestuar disa zyrtarë policorë dhe disa qytetarë.  Aksioni  po bëhet nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor, si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë. Aksioni ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …