Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Fadil Gecit mohoi se vëllai i tij Gani Geci e ka vrarë Abedin Rexhën

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Fadil Geci, mohoi se vëllai i tij Gani Geci e ka vrarë Abedin Rexhën

Gjatë dëshmisë së tij, në Gjykatën Speciale, në Hagë, dëshmitari Fadil Gecit iu prezantua një deklaratë e Rexhep Selimit, ku kishte thënë se ai që e kishte vrarë Abedin Rexhën ishte Gani Geci. Këtë e mohoi Fadil Geci, i cili tha se kur flasim për bërthamat e UÇK-së, nuk duhet ta harrojmë Abedin Rexhën-Sandokanin, i cili sipas tij u vra nga dora e tradhtarit. Abedini dhe tre komandantë të tjerë kanë vdekur në betejë. Zona Operative e Drenicës dha katër komandantë brigadash në këtë luftë. Abedin Rexhën, Fehmi Lladrovcin, Ilaz Kodrën dhe Mujë Kransiqin. Vrasja e Komandantit Sandokan është një vrasje në vazhdën e vrasjeve nga tradhtia e njerëzve të mëdhenj. Prokurori lexoi  një deklaratë ku thuhet  se Rexhep Selimi kishte thënë se duhet të thuhet e vërteta mbi vrasjen e Rexhës. “Kjo nuk bën të fshihet. Përkundrazi, në atë moment kur fshihet bëhet një atentat i dytë mbi Abedinin. Prandaj, duhet që të themi të vërtetën lidhur me Abedinin. Vrasja e Abedinit është përfshirë në një komunikatë, në komunikatën 59-të, ku thuhet që ai është vrarë nga Gani Geci. Pse është bërë kjo vrasje, ndërkohë që Abedini mendohet se ishte një person shumë i rëndësishëm i UÇK-së në atë kohë. Një shtyllë që njerëzit dëshironin që ta hiqnin, lexoi prokurori tutje përgjigjen e Rexhep  Selimit në intervistë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …