Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Sylejman Selimi tha se Adem Jashari ka qenë kryesori në UÇK dhe nuk ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, gjenerali, Sylejman Selimi, tha se Adem Jashari ka qenë kryesori në UÇK dhe se ai nuk ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm, por ka dhënë urdhra ose është konsultuar me Shtabin e Përgjithshëm me njerëzit që i ka njohur, raporton “Betimi për Drejtësi. Gjatë kohës sa ka qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së,  mohoi se i ka raportuar dikujt, ndërsa mohoi  se nuk ka pasur personel në Shtabin e Përgjithshëm. Ndërsa, kur u pyet se a është takua me ndonjërin prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së sa ka qenë komandant, ai tha përveç se me Bislim Zyrapin nuk e di që kam pasur kontakte të tjera. Nuk kam  pasur ndonjë kontakt me drejtorin e sektorit të Policisë ushtarake, ose me atë të Zbulim-kundërzbulimit. Ai mohoi se i kujtohet që ka lëshuar ndonjë komunikatë si komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Dëshmitari, Sylejman Selimit ka deklaruar se katër të akuzuarit kanë pasur kontakte me Adem Jasharin.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon në 14 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për …