Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale.në Hagë, në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së, dëshmitari Ahmet Rrahmanaj, ka kërkuar që t’i ndahet kohë që të flas lidhur me procesin si dhe trajtimin që i është bërë atij në Hagë, në mënyrë që ta paraqes si shqetësim çështjen e trajtimit. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, i ka thënë dëshmitarit Rrahmanaj se do t’i jepet hapësira e nevojshme pas pyetjeve të palëve, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmitari ka thënë se ai ka qenë ushtar i thjeshtë dhe se në kohën sa ishte pjesë e UÇK-së nuk e dinte që kishte një shtab të përgjithshëm të UÇK-së. Rrahmanaj ka pohuar se pjesë e Policisë Ushtarake ishte bërë në qershor të 1998-s dhe se udhëheqës ishte Jakup Hoti pasi sipas tij, ai ishte më i përgatitur dhe më në moshë. Dëshmitari ka thënë se Jakup Hoti nuk ka qenë i obliguar që të raportojë diku dhe se raportimet janë bërë vetëm mes atij, dhe personit tjetër që ishin pjesë e Policisë Ushtarake në Zonën e Malishevës. Ndërsa për rastet e kolaboracionistëve të cilësuar nga UÇK-ja, Rrahmanaj ka thënë se vetëm i kishte dëgjuar pasi kishin ndodhur kur ishte larguar nga Kosova. Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, avokatit Simon Laws, dëshmitari ka thënë se Malisheva sipas mendimit të tij ka qenë vend i sigurt për serbë civilë, ndërsa për forcat serbe jo. Rrahmanaj ka theksuar se nuk ka dijeni që disa burra serbë që i kanë dërguar në Malishevë dhe i kanë vrarë pasi i kanë larguar nga atje.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …