leoni

Gjatë ditës së mërkure Lëvizjes Vetëvendosje iu janë bashkëngjitur dhjetëra studentë e inxhinierë

Gjatë ditës së mërkure Lëvizjes Vetëvendosje iu janë bashkëngjitur dhjetëra studentë e inxhinierë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkure iu janë bashkëngjitur dhjetëra studentë e inxhinierë. Përmes një komunikate për medie, kjo parti bërë të ditur se personat e bashkëngjitur përkasin drejtimeve të ndryshme nga Universiteti i Prishtinës. “Mirëpritëm në Lëvizjen Vetëvendosje! dhjetëra studentë ndër ta asistentë, inxhinierë e studentë të drejtimeve të ndryshme nga Universiteti i Prishtinës. Orientimi i drejtë politik i shoqëruar me vullnetin për angazhim dhe ngritjen profesionale janë më se të domosdoshme për Lëvizjen tonë që synon ndryshime rrënjësore në shoqëri. Ata që po duan të lënë rininë e Kosovës pa alternativë duke tentuar t’i largojnë nga vendi në fakt i ka ata bërë ata edhe më të bindur se vendi duhet ndryshuar dhe ndryshimi është Lëvizja Vetëvendosje! Vrulli i anëtarësimeve të të rinjve e studentëve në Lëvizje është hap që i paraprinë një qeverisje të re që do të sjell zhvillim e mirëqenie dhe drejtësi e barazi për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo parti.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …