Dita e sotme ka nisur me dy tërmete, i pari ka goditur Shqipërinë ndërsa i dyti Turqinë. Tërmeti i regjistruar në Shqipëri ka ndodhur në pjesën veriore të saj, në rrethin e Tropojës dhe është ndjerë edhe në pjesën e Kosovës pranë Shqipërisë. Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri njofton se tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4 të shkallës Rihter, 10 km në lindje të Bajram Currit në një thellësi prej 12 km dhe është ndjerë në orën 02:58 të mëngjesit. 33 minuta më pas, në orën 03:31 një tjetër lëkundje është ndjerë pothuajse në të njëjtën zonë, 11 km në lindje të Bajram Currit, por me një magnitudë më të ulët, 2. 7 të shkallës Rihter dhe thellësi 14 km. Tërmeti i dytë ka ndodhur në Turqi por me një fuqi më të madhe. Njoftohet se tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Kjo ka bërë që qytetar të shumtë të largohen të alarmuar nga ndërtesat. Ende nuk dihet për dëmet e këtij tërmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …