Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit në Kongresin e Partisë Socialiste ka komentuar edhe arrestimet ndër radhët e socialistëve. Ai ka thënë se është koha që PS të bëhet katalizatore e një bashkimi rreth vlerash, që i tejkalojnë hendeqet e kota. “Kjo është koha që PS të bëhet flamuri për sigurinë, përkujdesjen dhe zhvillimin e familjes sonë kombëtare. S’kemi nevojë të presim një fatkeqësi për të kuptuar sa e rëndësishme është të bëhemi bashkë. Këtë duhet ta bëjmë kulturë në sjellje, në vendimmarrje në veprim. Kjo i duhet sot Shqipërisë, kjo i zbut edhe çmimet. Kjo i duhet më shumë se çdo llogari që lidhet me para, e kush mund ta bëjë këtë nëse jo PS. Kush do e bënte reformën në drejtësi, për ta çliruar nga kapja e saj prej 500 vjetësh. Kush ka pasur Shqipëria drejtësi. Çuditërisht për mua ka plot njerëz sot, që për ngjarjet e fundit nuk e shikojnë atë çka duket e qartë vendosmërinë e PS në përpjekjen për të hapur një rrugë të re për drejtësinë. E keni dëgjuar, më thonë a je ti përgjegjës, pse zgjodhe këtë apo atë. Fajin e ka kush e shkel besimin e marrë. Përgjegjësia është individuale. Një kryeministër, nuk mban përgjegjësi pse një pjesëtar e humbet pinin dhe del nga rruga e ligjit, ata mbajnë përgjegjësi për rolin që luajnë në rendin ligjor. Këtë përgjegjësi mban PS”, tha, kryetari i socialistëve në Shqipëri, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …