leoni

Gjatë janarit të vitit 2022, Amerika do të vendos sanksione kundër 50 politikanëve e biznesmenëve, në Ballkan

Gjatë janarit të vitit 2022, Amerika do të vendos sanksione kundër 50 politikanëve e biznesmenëve, në Ballkan

Instituti për Siguri Ndërkombëtare, në Beograd, përmes një njoftimi ka paralajmëruar se gjatë janarit të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj 50 politikanëve e biznesmenëve,  në Ballkan. Orhan Dragash, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë thotë se janë rreth 50 persona dhe se këto janë sanksione të synuara ndaj individëve dhe jo ndaj shtetit. Sipas tij, “në bazë të ligjit Magnitski do të vendosen sanksione ndaj një pjese të komunitetit politik dhe afarist në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi dhe në Kosovë”. “Këto janë sanksione individuale që prekin ata kundër të cilëve drejtohen dhe japin rezultate. Në Bullgari u treguan shumë efektive, ku në listën e sanksioneve ishin 50 persona dhe kompani të afërta me Bojko Borisovin. Dhe ju mund të shihni se ai humbi në mënyrë dramatike zgjedhjet“, tha ai. Shpallja e sanksioneve është në përputhje me atë që tha se  Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij është e qartë se sanksionet ndaj politikanëve janë një opsion realist.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …