Të enjten e kësaj jave është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së që është përgjegjës për heqjen e vizave për Kosovën, por vlerësohet se mundësia është minimale që në këtë takim të merret vendimi për liberalizimin. Ndonëse shtetet e BE-së vazhdojnë të mos jenë të unifikuara për këtë proces, nga Ministria e Integrimit e Kosovës thonë se viti 2020 është shpresëdhënës për liberalizimin e vizave. Që nga viti 2018, kur Parlamenti Evropian e dha dritën e gjelbër për heqjen e vizave për kosovarët, ende nuk ka pasur asnjë pikë kthese në këtë proces. Madje sipas BE-së, për të ndodhur liberalizimi për Kosovën duhet të unifikohen shtetet e BE-së, të cilat aktualisht nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …