Aeroporti “Adem Jashari” kërkon nga të gjithë udhëtarët që të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit

Gjatë këtyre ditëve është rritur numri i mërgimtarëve që ia mësyn Kosovës për Bajram, kryesisht nga Zvicrra

Pandemia nuk ka penguar diasporën për të ardhur në Kosovë, por masat në vendet evropiane kanë bërë që numri i udhëtarëve për në Kosovë të ulet. Menjëherë pas lirimit të masave nëpër disa vende evropiane është vërejtur rritja e numrit të qytetarëve që kanë ardhur në Kosovë, ose kanë planifikuar ardhjen gjatë ditëve në vijim. Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, ka thënë se deri për festën e Fitër Bajramit më 13 maj, janë shtuar rreth 16 fluturime. Tutje, ajo ka bërë të ditur se që nga heqja e karantinës në Zvicër, është shtuar numri i fluturimeve  gjatë muajit maj. Kujtojmë se shkaku i pandemisë, Kosova është përballur me ndalesa pasi ka qenë pjesë e listës së zezë në disa vende evropiane. Kjo ka ndikuar në uljen e numrit të vizitorëve në Kosovë, me ç’rast është ulur edhe numri i fluturimeve nga diaspora për në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …