Gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve të zhvilluar sot në Bruksel u mblodhën 7 miliardë euro (7.5 miliardë dollarë) në grante dhe kredi për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, njoftoi sot kryeministri suedez, Ulf Kristersson. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se shuma e mbledhur i ka tejkaluar pritshmëritë, duke e quajtur rezultatin të jashtëzakonshëm. “Jam shumë e lumtur që komuniteti ndërkombëtar po mbështet fuqishëm përpjekjet e rindërtimit në Turqi dhe Siri”, tha ajo. “Vetëm Komisioni Evropian do t’i japë Turqisë 1 miliard euro”, njoftoi më herët Von der Leyen. “Gjermania ka dyfishuar mbështetjen e saj për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri në një total prej 240 milionë eurosh”, tha ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock. Më 6 shkurt, rajoni kufitar turko-sirian u godit nga dy tërmete të mëdha që shkaktuan mbi se 50 000 të vdekur dhe miliona të pastrehë
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …