leoni

361.000 të vrarë gjatë luftës në Siri, 90 për qind janë vrarë nga regjimit i monstrumit Assad

Gjatë luftës në Siri forcat policore të Assadit kanë mbytur 18.000 të burgosur, kundërshtarë të regjimit

Sipas burimeve të organizatës “Amnesty International”, bëhet e ditur se gjatë viteve të luftës në Siri, në burgjet e regjimi të Assadit, deri tanë  kanë vdekur në kushte të rënda ose janë mbytur  18.000 të burgosur. Kjo organizatë  i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë ndikim te regjimi në përmirësimin e kushteve për të burgosurit. Lidhur me vuajtjet dhe vdekjet në burgje kanë dhënë dëshmitë e tyre 65 të burgosur, të cilët kanë mbijetuar nëpër tortura. Ata kanë rrëfyer se rojat e sigurisë në burgje kanë maltretuar fizikisht e kanë dhunuar edhe gra të burgosura. Dhuna e shfrenuar dhe mbytjet e kundërshtarëve politikë në tortura kanë përmasa të krimeve kundër njerëzimit, thuhet mes tjerash  në njoftimin e kësaj organizate. (Al-Xhazira RKL).

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …