Gjatë luftimeve të sotme në qytetin Irpin të Ukrainës, është vrarë gazetari i New York Times,  Brent Renaud

Gjatë luftimeve të sotme në qytetin Irpin të Ukrainës, është vrarë gazetari i New York Times,  Brent Renaud. Autoritetet ukrainase kanë thënë se ai është vrarë nga forcat ruse, njofton Radio Evropa e Lirë. Për vrasjen e tij ka shkruar edhe shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov. “Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times u qëllua për vdekje në Irpen. Një tjetër gazetari është plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, ka shkruar shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …