Dëshmitari i Prokurorisë, Sokol Dobruna, ka thënë në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë se ka probleme me kujtesën, kur u pyet se a i kujtohet një rast se ka parë ndonjë të burgosur serb, të vdekur në burgun e Kleçkës. Kam problem me këtë kujtesë. Nuk më kujtohet. S’është me rëndësi, mund të jetë. Nuk e mohoj, ashtu po mendoj”, tha Dobruna. Më konkretisht, a ju kujtohet që keni bërë sqarime në deklaratën tuaj, duke më thënë mua që vendi ku e keni parë këtë të burgosur ka qenë një qeli brenda një burgu, a ju kujtohet kjo dëshmitar?”, pyeti prokurori, ndërsa Sokol Dobruna mohoi me kokë. Më pas, prokurori ia prezantoi dëshmitarit një fjalë që ai pretendohet se e ka korrigjuar. Megjithëse insistoi prokurori në freskimin e kujtesës për dëshmitarin, ai tha që nuk i kujtohet. Me kërkesën e prokurorit Capin, trupi gjykues urdhëroi pushim prej dhjetë minutash në mënyrë që Dobruna të konsultohet me avokatin e vet. Ndërsa, kur palët u kthyen në sallë, seanca kaloi në sesion privat për pak. Pasi u hap seanca, Sokol Dorbuna tha se prej 7 shtatorit të vitit 1998 ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ka qëndruar në Jabllanicë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ndodhën në vizitë zyrtare në Amerikë, për fuqizimin e mbrojtjes së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po …