Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se shtatë personat e vdekur nga sulmi në Odesa të Teksasit më 31 gusht, kanë dërguar në 53 numrin e vdekjeve gjatë muajit gusht në Shtetet e Bashkuara. Incidenti në perëndim të Teksasit ka shënuar sulmin e 38-të masiv me armë zjarri në Amerikë gjatë këtij viti. Si pasojë e tyre, 205 persona kanë vdekur është thënë në faqen që vëzhgon sulmet masive me armë zjarri. E përditshmja amerikane, New York Times ka thënë se nuk ekziston ndonjë definicion i vrasjeve masive, mirëpo Departamenti amerikan i Drejtësisë i përkufizon ato “me tri apo më shumë viktima brenda aktit” të vrasjes. Teksasi, ligjet e të cilit nuk konsiderohen të ashpra për armëmbajtje, është përballur me katër prej sulmeve më të përgjakshme në muajin gusht. Më 3 gusht, një i ri ka vrarë 22 persona dhe ka plagosur 26 të tjerë në një dyqan në El Paso, qytet me shumicë të popullatës hispanike.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …