leoni

Me 83 vota pro, 10 kundër, 10 abstenime, Kuvendi i Shqipërisë miratoi kërkesën për ngritjen e Komisionit lidhur me raportin e Dik Martit

Gjatë muajit korrik, Kuvendi i i Shqipërisë do të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë

Brenda kësaj legjislature, gjatë muajit korrik, Kuvendi i i Shqipërisë do të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga shumica parlamentare në Shqipëri, e cila lajmëroi se rezoluta paraprakisht do të diskutohet në Komisionin e Jashtëm, pasi opozita ka propozuar dy rezoluta, një nga kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe tjetra nga deputet mbështetës të Sali Berishës. Futja në rend të ditës shkaktoi debate mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla. Si anëtar i Konferencës, Alibeaj tha se mund të sigurojë që nuk është mbajtur një takim, ndërsa Nikolla u shpreh se mbledhja është bërë dhe se votimi mund të shihet në procesverbal. Ekziston  një vendim të datës 15. Kemi bërë edhe debat. Kanë folur edhe kolegë të opozitës dhe është vendosur. Keni votuar të gjithë. Nuk ka pasur kundërshti që ne të vazhdojmë me Komisionin e Politikës së Jashtme, ka saktësuar kryekuvendarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …