Gjatë muajve të fundit ka pasur mospajtime e përplasje për disa tema brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Deputeti Fatmir Humolli, epror i UÇK-së gjatë luftës ka kundërshtuar vendimin e grupit të tij për të miratuar në parim projektligjin, i cili përjashton veteranët nga rritja e pagës minimale. Nëse veteranët përjashtohen përfundimisht nga kjo rritje, Fatmir Humolli ka paralajmëruar braktisjen e Vetëvendosjes dhe krijimin e një grupi të ri parlamentar. Pakënaqësi brenda Vetëvendosjes ka nxitur edhe Kodi Civil i cili lejon martesat mes gjinisë së njëjtë, kundër të cilit kanë votuar 14 deputetë të këtij grupi parlamentar.
