Gjatë një kontrolli në dy lokacione të ndryshme konfiskohen armë dhe municion

Gjatë një kontrolli në dy lokacione të ndryshme konfiskohen armë dhe municion

Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata i cili është zbatuar me datën 05.04.2024 në dy lokacione të ndryshme, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj kosovarë, të moshës madhore) në fshatin Turjakë në Malishevë.

Gjatë kontrollit në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar:

∙Dy armë zjarri të gjata,

∙Dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë,

∙Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver,

∙Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë,

∙Një armë zjarri e shkurtër (artizanale),

∙Pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe

∙Katër karikator.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë

ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Malishevë, 5 prill 2024

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …