Gjatë një takimi në fshatin Sankoc të Drenasit, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, u prit me entuziazëm nga banorët

Gjatë një takimi në fshatin Sankoc të Drenasit, kryetari  i Nismës Social demokrate Fatmir Limaj, u prit me entuziazëm nga banorët. Ai theksoi rolin historik të këtij fshati, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në periudhat para, gjatë dhe pas luftës. Limaj zotoi angazhimin  për pavarësi energjetike, rivitalizimin e ndërmarrjeve publike, anëtarësimin në NATO dhe zhvillimin e sektorëve kryesorë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia.  Sankoci ka qenë gjithmonë një vatër e fuqishme e kontributit kombëtar. Sot, ne vazhdojmë të ecim përpara duke mbajtur të njëjtat vlera dhe parime që na kanë udhëhequr deri më sot. Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve, si dhe investimi në të rinjtë, arsimin dhe shëndetësinë janë prioritetet tona kryesore, deklaroi Limaj. Përveç pavarësisë energjetike dhe antarësimit në NATO, programi i partisë përfshin edhe krijimin e qendrave rekreative për të rinjtë, duke ofruar më shumë mundësi zhvillimi dhe përfshirje sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Grenell

Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në

Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të  Kosovës dhe Shteteve të …