Fletevotimet

Gjatë orëve të para ditës kanë votuar Hoti, Hoxhaj, Kurti i Haradinaj

Gjatë orëve të para ditës kanë votuar pretendentët kryesor për postin e kryeministrit të Kosovës, kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ai nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, mandej kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që synon postin e kryetarit të vendit, Ramush Haradinaj. Gjatë procesit të votimit, kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë të drejtë votë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dalin dhe të votojnë sepse sot është dita e tyre dhe ata duhet tathonë fjalën e tyre. Ndërkohë kandidati nga Vetëvendosja, Albin Kurti gjatë votimit theksoi se sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë. Edhe kandidati nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës për postin e kryeministrit, Enver Hoxhaj gjatë votimit tha se sot është dita kur flasin qytetarët, jo ne politikanët. Flasin qytetarët e Kosoës.Ne mendojmë që qytetarët janë para opsiononit të rimëkëmbjes ekonomike, apo para opsionit të mjegullës dhe të izolimit ndërkombëtar. Unë pres verdiktin që do ta japin sot gjatë ditës. Është verdikti më i rëndësishëm. Ndërkohë, kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që synon postin e presidentit, Ramush Haradinaj deklaroi se ashtu sikur ne që ushtruam të drejtën tonë themelore për votim, i lus i të gjithë qytetarët që të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë, theksoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …