leoni

Gjatë pesë mujorit të parë, Shqipëria është vizituar nga një milion turistë, gjysma prej të cilëve janë nga Kosova

Duke iu referuar të dhënave të operatorëve turistik, medie nga Shqipëria njoftojnë se vetëm gjatë pesë mujorit të parë, atje ka pasur rreth një milion turist, gjysma prej të cilëve janë nga Kosova. Njoftohet se ka rritje të numrit të turistëve nga vende të Bashkimit Evropian, Polonia, Çekia, Sllovenia dhe vende tjera. Sipas të dhënave të Instat, vetëm në  pesë mujorin e parë të këtij viti, në Shqipëri kanë hyrë 525 mijë turist nga Kosova ndërkohë që ka një shtim të dukshëm të fluksit të turistëve gjatë sezonës së verës. “Korriku dhe gushti janë prenotuar thuajse të gjitha. Janë rikthyer kontratat me polakët, çekët, vendet e rajonit serbë dhe sivjet kemi dhe më shumë. Kanë ardhur në mënyrë individuale jo të organizuar siç e prisnim ne, ka deklaruar nënkryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Fatos Cerencishti. Ai ka theksuar se në bazë të prenotimeve të turistëve, mund të konstatohet se ka një fluks tejet të madh të turistëve që do të qëndrojnë në Shqipëri por ndonëse ka shumë më shumë se vjet ende nuk dihet nëse do të tejkalohet numri i turistëve gjatë vitit 2019 që ishte viti me prurjen më të madhe të turistëve por që gjatë vitit 2020 kishte një rënie të madhe për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …