Gjatë protestave në Francë, forcat e rendit kanë arrestuar 667 protestues për shkak të vrasjes së një 17 vjeçari nga policia

Në Francë kanë vazhduar përgjatë mbrëmjes së kaluar protestat që filluan në vend, pasi një i ri  17-vjeçar u vra më 27 qershor pas zjarrit të policisë gjatë një kontrolli trafiku në rajonin periferik Nanterre të Parisit, transmeton Anadolu. Pavarësisht thirrjeve të bëra nga autoritetet zyrtare për vetëpërmbajtje dhe deklaratave se do të “sigurohej rendi”, në kryeqytetin Paris dhe në qytete të tjera u përjetuan ngjarje të dhunës dhe plaçkitjes. Protestuesit ngritën barriera nëpër rrugë, dogjën automjete të shumta si dhe dëmtuan dyqane dhe prona publike. Ministri i Brendshëm i Francës, z. Darmanin, në një deklaratë të bërë dje njoftoi se në të gjithë vendin u mobilizuan 40 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë, nga të cilët 5 mijë në Paris. Ai njoftoi se deri më tani janë arrestuar 667 persona në mbarë vendin. Në rrugën kryesore të Nanterre, ku u përjetua ngjarja, u dogjën shumë automjete ndërsa protestuesit shkruan nëpër muret e ndërtesave “hakmarrje për Naelin”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …