Edi Rama

Gjatë qëndrimit në Greqi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet me mijëra bashkëkombas shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po realizon një vizitë në Greqi ku është paraparë ta realzion një takim me mijëra shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet. Takimi do të realizohet në stadiumin e Athinës për sigurinë e të cilit janë ndërmarr masa të jashtëzakonshme. Mediet e Shqipërisë njoftojnë se kjo vizitë ka ngritur në këmbë autoritetet greke, ku nën masa të rrepta sigurie me 1000 punonjës policie, do sigurojnë mbarëvajtjen e këtij takimi. Stadiumi Galatsit është “sterilizuar” nga qen të trajnuar dhe pajisje speciale për zbulimin e mjeteve shpërthyese, si dhe po monitorohet dhe ka akses të kontrolluar. Dronët dhe helikopterët do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura. Kryeministri, Edi Rama ju ka thënë medieve greke se kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, e konsideron si një mik të mirë dhe që e respekton shumë. Ai ka theksuar më tutje se kryeministri grek më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …