Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar edhe me ish-kryeministrin Avdullah Hoti, i cili ka shkruar se me Edi Ramën ka pasur një bisedë miqësore, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti.
