Diplomati i Bashkimit Evropian, David McAllister pritet qëndroj në Serbi dhe të takohet me kryetarin e saj, Aleksander Vuçiq. Njoftohet se përveç tjerash një nga temat qendrore të bisedimeve do të jenë edhe ato që kanë të bëjnë me Kosovën. Euro diplomati, David McAllister është diplomat gjerman nga partia e Angela Merkel, i cili nga shkurti i vitit 2017 është zgjedhur Shef për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian. Ai u rizgjodh përsëri në të njëjtin post, në zgjedhjet që u mbajtjen gjatë muajit maj. McAllister edhe më herët ka deklaruar se për Bashkimin Evropian, është shumë gjë e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezës së negociatave në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …