ftohta

Gjatë rrethimit të Idlibit nga kriminelët e Assadit, fëmijët po vdesin nëpër tenda në Idlib edhe nga temperaturat e ftohta

Në ambiente të jashtme dhe me temperaturë shumë të ftohtë, Mustafë Hamadi dhe familja e tij u strehuan në një tendë të improvizuar në fshatin Killi, në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib. Kjo është hera e dytë në më pak se një vit që ata janë zhvendosur. Ata nuk mund të binin në gjumë atë natë, më 11 shkurt për shkak të të ftohtit, kështu që para mesnatës, Mustafai solli një ngrohës me gaz në tendë. Kur erdhi mëngjesi, Mustafa, gruaja e tij Amun, vajza e tyre 12-vjeçare Husnije, dhe mbesa 3-vjeçare Hurije u gjetën të vdekur nga helmimi me monoksid karboni. Sipas Nizar Hamadit, vëllai i Mustafës, me të cilin shkëmbeu mesazhe përmes celularit atë natë, çadra e bërë me tuba metalikë dhe najlon nuk ishte e ajrosur, për t’a mbrojtur familjen pak nga i ftohti. “Unë mendoj se ishte minus nëntë gradë atë natë. Vëllai im e dinte se nuk ishte ide e mirë për të sjellë një ngrohës me gaz, në ambiente të mbyllura pa ajrosje, por ai nuk kishte zgjidhje tjetër,” ka deklaruar Nizar për Al’Xhazira.

Refugjatë në një shkollë të papërfunduar

Familja Hamadi nga fshati Kafruma, një vend në afërsi të Ma-arat al-Numan, u detyrua të largohet nga shtëpitë e vet verën e kaluar dhe të lëvizin më tej në veri për shkak të sulmeve ajrore nga forcat e qeverisë siriane në Idlib, fortesa e fundit kryesore e opozitës në vend. Mustafa dhe Nizari u zhvendosën në një shkollë të zbrazët, të papërfunduar në Binnish, tetë kilometra në lindje të Idlibit, për të transferuar familjen në Killi, nga frika prej predhave. “Shkolla nuk është e përshtatshme për të jetuar, por të gjitha shtëpitë janë të mbushura me persona të tjerë të zhvendosur. Në disa dhoma jetojnë tre ose katër familje”, thotë Nizar, duke shtuar se gjithnjë e më shumë janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Me mbështetjen ajrore ruse, forcat e Bashar al-Asadit filluan një ofensivë të madhe në Prill  të vitit 2019 mbi Idlib, ku lanë shtëpitë më shumë se një milion njerëz, shumica e të cilëve u vendosën masivisht në këtë zonë nga zona ku  më parë ishin  forcat e qeverisë së Damaskut.

Aksioni ushtarak ndërpreu bashkëpunimin e brishtë midis Turqisë dhe Rusisë (mbështetur nga palët kundërshtare në luftën në Siri) për të formuar një zonë të qëndrueshme për të zhvendosurit në Idlib.

Fushata rifilloi në muajt pasi disa marrëveshje armëpushimi dështuan. Por në dhjetor, qeveria Siriane rriti sulmet në rajon për të pushtuar autostradën e rëndësishme strategjike M5, e cila kalon nëpër provincat Halep dhe Idlib.

‘Nënat digjnin  plastike për të ngrohur fëmijët.

Qindra civilë janë vrarë në ofensivë dhe shpërngulja më e madhe e vetme ka ndodhur që nga fillimi i luftës në 2011, kur më shumë se 900,000 njerëz u detyruan të largoheshin, sipas lajmeve të Kombeve të Bashkuara.

Përveç bombardimeve, një problem për civilët ishte fakti që 82,000 njerëz duhej të jetonin nën tenda gjatë motit të ftohtë. Sipas organizatës së bamirësisë OCHA të KB, 36 për qind e familjeve të reja të zhvendosura janë vendosur në një familje më të gjerë ose kanë marrë me qira një strehimore, ndërsa 17 për qind janë shpëtuar në kampe tashmë të mbipopulluara.

Të paktën 15 për qind e tyre janë në ndërtesa të papërfunduara, ndërsa 12 për qind janë “ende duke kërkuar strehim”.

Është më e vështira për fëmijët dhe gratë, të cilët përbëjnë më shumë se 80 për qind të të zhvendosurve të sapo shpërngulur.

Mark Lowcock, kreu i OKB-së për ndihmë dhe ndihmë humanitare, përshkroi të hënën se situata në Siri ka arritur në një “nivel të ri të tmerrshëm”, duke shtuar se personat e zhvendosur pësojnë trauma dhe “duhet të flenë jashtë në të ftohtë”. “Nënat djegin gjëra plastike për t’i mbajtur fëmijët të ngrohtë. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël vdesin nga i ftohti”, thuhet në deklaratën e tij. ( Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …