Gjatë seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Junikut, janë betuar Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu dhe anëtarët e Kuvendit Komunal

Gjatë seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Junikut, janë betuar Kryetari i Komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu, anëtarët e Kuvendit Komunal të Junikut si dhe është zgjedhur Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Shpejtim Gacaferi. Kryetari Ruzhdi Shehu ka mbajtur një fjalë rasti ku ka konfirmuar se llogaridhënia, transparenca, ligjshmëria dhe profesionalizmi, do të jetë parimet udhërrëfyese të qeverisjes gjatë mandatit katër vjeçar. Ai është shprehur se në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë junikasit, do të realizojnë shumë projekte me rëndësi për Junikun. Qeverisja e re në Komunën e Junikut, mandatin e kanë filluar duke bërë homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe heronjve në Komunën e Junikut.

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …