leoni

Parlamenti Evropian

Gjatë seancës së Parlamentit Evropian disa euro-deputetë u kanë bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

Gjatë seancës së Parlamentit Evropian ku u diskutua raporti për Kosovën në vitin 2022, disa eurodeputetë kanë bërë thirrje pesë vendeve mos njohëse të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme po e inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon. Deputeti austriak, Thomas Waitz u ndal edhe te marrëveshjet e fundit që janë refuzuar të nënshkruhen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai deklaroi se një marrëveshje e panënshkruar është një marrëveshje e pasuksesshme. Vuçiq refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e Ohrit dhe si reagim ndaj kësaj refuzoi ta nënshkruajë edhe kryeministri Kurti, dhe tashmë e shohim rezistencën dhe bllokimin e Serbisë kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por dua gjithashtu të mbështes thirrjen e këtij raporti ndaj shteteve mos njohëse brenda Bashkimit Evropian, ndaj Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros, Maltës dhe Greqisë. Kosova është shtet i pavarur prej më shumë se 10 vitesh. Refuzimi juaj për të njohur bazohet vetëm në çështjet e brendshme, nënvizoi Tomas Vaitz.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …