Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencën me kryetarin francez. Emmanuel Macron, tha se Shqipëria do të mbështesë një proces europianizimi me vepra dhe jo me fjalë. Gjatë këtij komunikimi, kryeministri Rama foli për konfliktin Kosovë-Serbi, tha se Kosova ka në tavolinë planin franko-gjerman, të cilin sipas tij nuk duhet ta refuzojë. Ne mund të flasim për kapituj, por BE është shumë i ndjeshëm. Unë dua të sjell këtu, një fjalë të thënë nga kryeministri i Holandëz. ‘Mos harroni që një kompromis më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk duhet të humbasësh. Dhe nëse bëjmë një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo Kosovë është me një kosto shumë më të lartë se sa llogaria e atyre që duan të fitojnë duke i marrë këto që i kemi si të mirëqena. Unë mund të them që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë. Sot flamuri shqiptar është krah për krah, sot gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendimet merren me dy gjuhë. Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë. Por do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirisht në vendet e Bashkimit Evropian tha mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …