Gjatë takimit, që kryeministri Albin Kurti pati me Senatoren e shtetit të Ajovës, Joni Ernst, u fol për thëllimin e bashkëpunimit

Gjatë takimit, që kryeministri Albin Kurti pati me Senatoren nga shteti i Ajovës, Joni Ernst, partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe rritja e bashkëpunimit mes vendit tonë dhe shtetit të Ajovës, ishin tema bosht të takimit,  i cili u zhvillua në margjina të Konferencës së Sigurisë së Munihut. Kryeministri, sipas komunikatës për medie shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ai falënderoi senatoren Ernst, veçanërisht për përkrahjen dhe ndihmën  qp  shteti i Iowas i ka dhënë  vendit tonë për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Jemi krenarë për bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, tha kryeministri Kurti. Ai shtoi se “ishte kënaqësi e madhe që gjeneralmajor Corell nga Garda Kombëtare e Iowas ishte në Kosovë për Ditën e Pavarësisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …