Nga të dhënat e pikës doganore me Shqipërinë në Vërmicë, mësohet se vetëm më 4 dhe 5 qershor, janë mbi 40 mijë qytetar të Kosovës që janë nisur drejt plazheve të detit Adriatik e Jonë për të pushuar. Gjatë këtyre dy ditëve, të premten e të shtunën, nëpër pikën doganore të Vërmicës kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe 12 mijë automjete. Policia e Shqipërisë njofton gjithashtu se tri rajonet kufitare gjatë këtyre dy ditëve kanë kaluar gjithsej 23 mijë e 3 vetura me 74 mijë e 567 persona. Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …